Nga janari “Sistina” dhe spitali i Dibrës me shërbime për dializë

Spitali privat “Sistina” prej një janari, vitin e ardhshëm do të merr në përgjegjësi Qendrën për dializë në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të marra nga drejtori i spitalit, Baki Halili, partneriteti me këtë spital modern do të jetë në të mirë të pacientëve.

“Rregullisht kemi tetë pacientë me hemodializë. Bëhet fjalë për pacientë të rajonin tonë. Në periudhën e pranverës deri në vjeshtë kemi nga pesë pacientë, më pas qytetarë të Shkupit  të cilët gjatë kësaj periudhe kalojnë kohën në fshatrat e Rekës. Gjatë muajve korrik dhe gusht në vendin tonë vijnë edhe mërgimtarë të cilët kërkojnë shërbimet tona”, theksoi Halili.

“Qendra për dializë disponon me nëntë aparate dhe me kuadro profesional. Një pjesë e kuadrit tonë , përkatësisht katër motra medicinale dhe një elektroinxhiner, kur bëhet fjalë për koncesionin një pjesë do të mbeten atje, ndërsa pjesa tjetër dërmuese do të mbetet nën kompetencat e spitalit”, deklaroi për Portalb, Halili.

Meqë Dibra është vend ndërkufitar, në saj të afërsisë që kemi me Shqipërinë dhe  në saj të kualiteteve dhe kushteve të mira, një numër i madh i pacientëve vijnë edhe nga Peshkopia.
Në këtë rajon bën pjesë edhe rajoni  Gollo Brdo ku jetojnë mbi 12 mijë banorë. Me hapjen  e kalimit ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë shërbimi shëndetësor është shumë më afër në Dibër për dallim nga vendet tjera. Me funksionimin  Qendrës për dializë në Dibër pritet që pacientët e pjesës kufitare me Shqipërinë të vijnë për kurim në këtë Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button