Ja përgjigja e komunës së Tetovës për kërkesën e Eco Guerilla-s

Komuna e Tetovës, nëpërmjet shefit të Zyrës për komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun Armend Fazliu i është përgjigjur kërkesës së organizatës Eco Guerilla që Prokuroria Speciale Publike të hetoj edhe komunën e Tetovës.

Armend Fazliu për Telegrafi Maqedoni thotë ”Me marrjen e mandatit në vitin 2013 ne kemi kërkuar që për hetimin e punës së qeverisjes paraprake të vjen Enti Shtetërorë për Revizion dhe Policia Financiare. Këto dy organe shtetërore njëra në varësi të Ministrisë së Financave dhe tjetra organ i pavarur, kanë qëndruar në hapësirat e Komunës së Tetovës për 30 ditë me radhë, institucione të cilave ne u kemi asistuar me dokumentacionet e nevojshme dhe hapësirat e nevojshme. Bazuar në atë raport final, këta dy institucione kanë kompetencën ligjore që lëndët e raportit ti procesojnë deri në organet e hetuesisë gjegjësishtë në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë.” thotë Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës.

LEXO: Lëvizja “Eco Guerilla”: Prokuroria Speciale ta hetojë edhe Komunën e Tetovës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button