Ndotje e ajrit dhe mjegulla edhe javën e ardhshme

Në seancën e hapur të Qeverisë sot do të diskutohet për ndotjen e ajrit ndërsa vendimi do të varet nga komisioni intersektoral, por nëse nuk paralajmërohen të reshura dhe erë gjatë javës që vjen, rekomandimet për ndotjen e ajrit do të mbeten në fuqi

Ndotja e ajrit dhe mjegulla gjatë kësaj periudhe e ka rritur edhe numrin e paraqitjeve telefonike të Ndihmës së Shpejtë për 10 përqind. Ndihmë më shumë kërkojnë personat më të moshuar dhe të sëmurit kronik të cilët më së shumti ankohen për probleme me frymëmarrjen. 

Nga ndihma e shpejtë apelojnë që qytetarët të paraqiten në numrin 194 vetëm në situata urgjente, ndërsa ndihmë mjekësore të kërkojnë nga mjeku më i afërt apo tek mjeku amë.

Shkup dhe Tetovë aktivist për mbrojtjen e ambientit dolën me maska nëpër rrugë për të shprehur revoltën ndaj qeverisë që nuk ndërmerr masa konkrete për këtë problematik.

Lajme të ngjashme

Back to top button