Taylor Swift prezanton një trend të ri për fustanet e verës (FOTO)

Mbretëresha e pop-it, këngëtarja që të gjithë thonë se i dedikon këngë çdo ish-të dashuri dhe idhulli i shumë të rinjve ka bërë një set të ri fotografik për Vogue magazine ku paraqitet tërësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë.

Taylor Swift është një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës pop dhe country dhe vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore. Mjafton të përmendësh hitin e saj Shake it off dhe mund të ketë vetëm 5 njerëz në mbarë planetin që nuk e dinë tekstin e këngës.

Vetëm në moshën 26 vjeçare, Swift është e pasur, ka famë botërore, ka influencë në botën e modës dhe është një nga personazhët më të vlerësuar kur bëhet fjalë për çmime artistësh. Në këtë set të ri ajo duket me flokë të shkurtër ngjyrë më të hapur dhe paraqet disa nga fustanet që me siguri do bëhen trend këtë verë. Si gjithmonë, Swift duket rrëzëllitëse.

vogue.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button