The Wall Street Journal: Sanksione nga BE, nëse nuk tërhiqet vendimi për falje

Një përfaqësues i lartë i BE-së ka për gazetën “The Wall Street Journal” ka deklaruar se nëse presidenti i Maqedonisë, nuk e tërheqë vendimin për faljen e funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, vendet perëndimore do të sillen më me agresivitet ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesve –funksionarë të Maqedonisë, transmeton Portalb.

Si një ndër sanksionet e mundshme mund të jetë edhe ndalimi i udhëtimit në zonën Shengen të BE-së për politikanët e Maqedonisë, tërheqja e ndihmave për krizën e refugjatëve, por edhe ndalimin e mbështetjes për kandidaturën e Maqedonisë në BE dhe NATO – shkruan gazeta “The Wall Street Journal”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button