Lamborghini Huracan LP 610-4

Këto ditë janë publikuar fotografitë e para zyrtare të modelit të ri të Lamborghini Huracan LP 610-4.

Derisa javë më parë ishte raportuar se Cabrera do të quhet vetura e re italiane, tani është bërë e ditur se emri zyrtar është Huracan dhe do të ketë një motor gjigant me 5.2 litra V10 që prodhon plot 610 KF.

Edhe pse peshon 1,422 kilogram, kësaj super veture i duhen vetëm 3.2 sekonda të arrij shpejtësinë prej 0-100 km/h, derisa për vetëm 9.9 sekonda arrin në 200 km/h.

Lamborghini Huracan Lp 610-4, si zakonisht do të jetë i disponueshëm në treg me frena të pllakave të qeramikës të përziera me karbon, dhe me monitor TFT 12.3 inç që i mundëson ngasësit të informohet për çdo veprim që ndodh si brenda ashtu dhe jashtë veturës.

Ndërkaq çmimi i kësaj veture do të zbulohet në mars të vitit të ardhshëm gjatë panairit të veturave në Gjenevë, ku Huracan do t’i prezantohet publikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button