Lëvizja Besa: Vendimi i Ivanovit e ka rrezikuar seriozisht ardhmërinë e vendit

“Vendimi Presidentit të shtetit është antikushtetues dhe antiligjor; vendimi i presidentit ka pasoja serioze politike për vendin, ngase kështu de facto është bërë tentim për ta suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, që ishte arritur me shumë mund dhe ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare, madje është rrezikuar edhe vetë Marrëveshja e Përzhinës, e arritur po ashtu falë asistencës së BE-së dhe SHBA-ve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa në lidhje me vendimin e 12 prillit të presidentit Gjorge Ivanov i cili fali kolektivisht poltikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janën në hetime.

Sipas Lëvizjes Besa, “ky vendim e ka dëmtuar seriozisht edhe reputacionin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare dhe gati e ka rrënuar agjendën e saj euro-atlantike; ky vendim po shkakton situata të dhunshme në vend, pasojat e të cilave mund të jenë të paparashikueshme dhe fatale edhe për sigurinë dhe paqen në vend;  vendimi i këtillë, duke i falë veprat kriminale të manipulimeve zgjedhore dhe kapjes së pushtetit për disa vite me radhë, por edhe vepra si korrupsion të përmasave astronomike, abuzim dhe kapje të pushtetit, kufizim të lirisë së mediave, partizim të shtetit, por edhe montime të proceseve gjyqësore, do të krijojë standarde që në Maqedoni mund t’i bësh të gjitha këto veprime, sepse nesër të gjitha ato dikush i fal sikur të mos jenë asgjë”.

Lëvizja Besa kërkon:

–           kërkon që zgjedhjet detyrimisht të shtyhen për afat të pacaktuar dhe të krijohen kushte që Prokuroria Speciale Publike ta vazhdojë punën e saj, që lista zgjedhore të pastrohet dhe që reformat në media të përmbushen deri në fund;

–           kërkon ndërhyrje më energjike dhe të drejtpërdrejtë të SHBA-ve dhe BE-së, në mënyrë që të riparohen institucionet e rrënuara të shtetit, të rikthehet besimi në institucione dhe të rimëkëmbet demokracia në vend;

–           kërkon që në periudhën e ardhshme pjesë e shtetndërtimit të jenë edhe tri pikat e platformës tonë RIDEFINIMI: të krijohet një qeveri ekspertësh, të vazhdojë pa pengesë puna e Prokurorisë Speciale Publike dhe të themelohet Gjykatë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button