Turqia do të jetë kryqëzimi më i rëndësishëm i energjisë në botë

Faith Birol, ekonomisti kryesor në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) shprehu shpresën së Turqia do të jetë kryqëzimi më i rëndësishëm në botë në 5 vitet e ardhshme.

Ai të premten deklaroi se kostoja e importit të energjisë ishte rreth 60 miliardë dollarë në 2013, dhe kjo shifër do të arrijë në 80 miliardë dollarë deri në vitin 2020, transmeton mesazhi.

Birol tha se tregtia e Turqisë me veriun, jugun dhe Irakun qendror do të sjellë lehtësi në aspektin e gazit natyror, duke shprehur shpresën se hapat pozitiv midis Ibrilit-Bagdadit dhe Ankarasë do të arrijnë në përfundim pozitiv dhe Turqia do të bëhet partneri më i rëndësishëm i energjisë së Irakut.

Lajme të ngjashme

Back to top button