Reagon Rusia: Opozita maqedonase po nxitë konflikt

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend. Duke shprehur shqetësim për eskalimin e situatës, nga kjo ministri u kanë bërë thirrje të gjitha palët politike për dialog. Sipas tyre, pas eskalimit të situatës në vend qëndron opozita e përkrahur nga jashtë.

“Konstatojmë se opozita maqedonase përsëri është bërë instrument të nxitjes së konfliktit të brendshëm politik, mes tjerash me përkrahje nga jashtë, me qëllim që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor të cilat paraqesin daljen e vetme demokratike dhe legjitime nga kriza e gjatë. Mbajtja e zgjedhjeve është dakorduar që në verën e vitit 2015, me ndihmën aktive të SHBA-së dhe BE-së, dhe partnerët perëndimor duhet ti respektojnë marrëveshjet e arritura dhe detyrimet e tyre që I kanë marrë përsipër në atë kontekst”, thuhet në këtë reagim, njofton SHENJA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button