Maribori i heq suspendimin Ibraimit

Skuadra e Mariborit me një kumtesë përmes faqës zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se e ka hequr suspendimin për futbollistin shqiptar Agim Ibraimi. Kjo ka ndodhur para se të luhej ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Sllovenisë, ndërsa në deklaratën e klubit kanë shkruar: “Në zyrat e klubit kishim mbledhje, ku diskutimi kryesor ishte për çështjen e futbollistit tonë dhe drejtorit Zahoviq. Pas polemikave të gjata vendosëm që futbollistit shqiptar ti hiqet suspendimi”, ka shkruar në deklaratën e Mariborit.

Në ndeshjen që sot luajti Maribori, Agim Ibraimi nuk ka qenë as në mesin e rezervistëve, ndërsa nëse gjithçka ka përfunduar pozitivisht, atëherë është mëse e sigurt se Ibraimin mundë ta shohim së shpejti në ndeshjet kampionale me fanellën e klubit të tij. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button