Policia do ti dënojë përdoruesit e mjeteve piroteknike

Mbi 140 mijë copë mjete piroteknike edhe atë vetëm në Shkup dhe rrethinë ka sekuestruar Ministria e Brendshme ditëve e fundit. Në qytetet tjera  ka sekuestruar mbi 20 mijë mjete piroteknike të destinuara për tregun ilegal. Zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovlevska thotë se deri më tani MPB ka ngritur padi penale për dy persona nga Shkupi. 

“Vetëm gjatë disa ditëve të kaluara, gjatë kontrollimit të 3 veturave në Shkup janë gjetur dhe sekuestruar mbi 140 mijë mjete piroteknike, edhe atë pushkaliqe, raketa dhe fishekzjarrë. Kontrolle aktive ka edhe në qytetet tjera të shtetit ku gjatë javëve të fundit janë sekuestruar mbi 20 mijë mjete piroteknike”, deklaroi Marija Jakovlevska, zëdhënëse e MPB-së.

Ndërkohë në suaza të fushatës “Viti 2014 me fat dhe i sigurt – në shoqëri familjare dhe miqësore”, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup filloi me realizimin e aktiviteteve lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve piroteknike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button