SHGM e dënon dhunën ndaj gazetarëve në protestat e mbrëmshme

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon ashpër dhunën policore kundër një gazetari dhe tre fotoreporterëve në protestën e djeshme para zyrave të presidentit Gjorge Ivnaov në Shkup.

“Sulmi ndaj gazetarit Goran Naumovski nga portali “Plusinfo” dhe katër fotoreporterëve, Ognen Teofilovski nga “Vest”, Naçe Batev nga “Veçer” dhe Borçe Popovski nga “Slloboden Peçat” dhe Tome Georgiev nga “Fokus”, është sulm ndaj të gjithë gazetarëve dhe lirisë së mediave. Aparatet profesionale dhe objektivet i identifikojnë qartë fotoreporterët si gazetarë në detyrë”, thuhet në kumtesën e SHGM­së. Sulmi ndaj tyre, siç ceket, është me qëllim që t’i parandalojë ata të fotografojnë kur policia intervenon kundër protestuesve.

“Me dhunë kundër gazetarëve policia dëshiron të fshehë nga opinioni përdorimin e fuqisë joselektive dhe tej mase ndaj qytetarëve. Me atë, policia me vetëdije u vu në rolin e sensorit dhe të vendosë se çfarë duhet të informohet nga protesta”, qëndron në kumtesë.

Nga SHGM kërkojnë nga minsitri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që menjëherë t’i identifikojë policët e dhunshëm dhe t’i dënojë në mënyrë më të ashpër.

“Deri më tani MPB nuk ka ndriçuar asnjë rast të dhunës kundër gazetarëve në protestë. Sjellja e këtillë joprofesionale më nuk mundet të jetë rastësi. Policia me vetëdije i mbulon dhuinuesit dhe vepron si të jetë jashtë nga kontrolli civil”, thuhet në kumtesën e SHGM­së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button