Nuk do të lejohen “Ballista”-t në derbin Vardari – Shkëndija

Tani më është definitive se ndeshja derbi e të dielës në mes Vardarit dhe Shkëndijës, me çka edhe përfundon sezoni i rregullt, do të luhet me fillim në ora 16:00. Edhe pse flitej jozyrtarisht se shkaku i situatës politike në vend, protestave që po ndodhin në kryeqendrën tonë, se do të vojë deri te anulimi i ndeshjes, derbi do të luhet në terminin e caktuar prej më parë. Të enjten pasdite kishte mbledhje në mes dy klubeve, MPB-s dhe FFM-s, ku u soll vendim që të mos ketë tifozë mysafirë, në këtë rast “Ballistë”. Tani nga KF Vardari kanë vendosur që të lëshohen në shitje vetëm bileta për tribunë ne Jugut.

Por skuadrat e Vardarit dhe Shkëndijës do të kenë dhe duel tjetër pas shtatë ditës, pasi që në xhiron e dytë të fazës së “Play-Off”it, janë mundësit që të luajnë duel tjetër. Kështu ka dashur shorti i rrethit të katërt. Të dielën me ndeshjet e javës së 27-të do të mbyllet rrethi i tretë dhe do të formohen dy grupe, ai i “Play-Off”-it dhe “Play Out”it. Të mërkurën (20.04.2016) do të luhet java e parë e rrethit të katërt, ndërsa të dielën vijnë duelet e javës së dytë, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Shkëndija dhe Vardari, ose Vardari – Shkëndija, varësisht se si do të përfundojë dueli i kësaj të diele.

Ndeshjen Vardari – Shkëndija do ta referon Dejan Jakimovski nga Shkupi, me ndihmësit e tij Goce Petreski dhe Dejan Kostadinovski. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button