Janeva: Ivanovi do të ketë mjaft punë

“Presidenti, Gjorge Ivanov do të ketë shumë punë për të falur sepse ne do të hapim shumë raste të dyshuar për krime dhe koorupsion”, tha prokurorja speciale Katica Janeva, në lidhje me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov i cili i fali në mënyrë kolektive një numër të madh të politikanëve, funksionarëve dhe bashkëpunotërve të tyre, raporotn Portalb.

Janeva tha se gjatë viteve 2008-2015 nga buxheti i Maqedonisë kanë shkuar shuma të mëdha parash në xhepa personall.

Vendimin e Ivanovit e ka komentuar edhe prokurorja speciale, Lençe Ristovska e cia tha se

“Analizojmë vendimin e Ivanovit, nga i ka marrë informatat e fshehta për ta krijuar listën e të falurve”, kështu, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, e ka komentuar vendimin e 12 prillit të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, i cili i fali të gjithë politikanët, funksionarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët janë nën hetim, raporton Portalb.

“Pasi që procedurat tona janë të fshehta dhe nëse zbulojmë donjë që i ka dhënë këto të dhëna të fshehta ai/ajo do të jep llogari. Ne nuk e pranojmë vendimin e Ivanovit për asnjë që e ka falur” tha, Ristovska.

Ristovska shtoi se, PSP ka detyrë ligjore të vazhdojë me punë dhe nuk ka vend për brengosje dhe se ne do të vazhdojmë me punë dhe do të kërkojmë konfiskim të pasurisë së marrë ilegalisht nga personat në fjalë.

“Asnjë person nuk mund t’i ikë drejtësisë, do të jep llogari dhe do të kthejë atë që e ka marrë”, tha Ristovska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button