Studentët e okupojnë Fakultetin Juridik pas vendimit të Ivanovit (VIDEO)

Një grup studentësh nga disa organizata rinore për momentin e kanë okupuar Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Ata kërkojnë që të mobilizohen të gjithë studentët dhe profesorët pas vendimit të kryetarit të Gjorgje Ivanov për faljen kolektive të politikanëve, funskionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, njofton Portalb..

Studentët kanë hyrë nëpër amfiteatrot e fakultetit dhe kanë bërë thirrje “eja bashkohu”. Në protestat e djeshme 12 protestues janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe nga radhët e Plenumit Studentor. Nga Plenumi Studentor kanë bërë thirrje që kolegët e tyre menjëherë të lirohen.

LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

LEXO: SPGM paralajmëron padi penale për Njësitin Special “EBR” për dhunë ndaj gazetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button