Zgjedhjet e jashtëzakonshme, opsioni më i mirë!

Kriza politike që po mbretëron në Kosovë tash e 7 muaj nuk është duke shkuar drejt zgjidhjes, por drejt thellimit të mëtutjeshëm. Kjo krizë politike po shkon drejt thellimit, drejt një rruge qorre. Nuk ka shenjë se pozita dhe opozita do të lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe se kriza do të vazhdon të rritet. Fjalori politik mes pozitës dhe opozitës është duke u ashpërsuar dhe nuk ka shenja për ndonjë marrëveshje politike. Prandaj, nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje politike, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbesin opsioni më i mirë i mundshëm për të dalë nga kjo krizë e thellë politike.

Ambiciet politike të Kadri Veselit!

Plani i PDK-së ka qenë prej fillimit, që pasi Hashim Thaçi të zgjidhet president dhe Kadri Veseli edhe zyrtarisht më 7 Maj ta marrë timonin e partisë, pas dy ose tre muajve ta prishin koalicionin me LDK-në dhe këtë parti ta hedhë në koshin e historisë.  Por, Kadri Veseli menjëherë pas zyrtarizimit të tij si kryetar i PDK-së fillimisht do të dalë me një ofertë për opozitën, kinse për ta tejkaluar krizën politike, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë. Duke i ditur ambiciet politike të Kadri Veselit, oferta e tij për opozitën do të jetë joserioze, sa për sy e faqe. Dhe pas refuzimit të ofertës së tij nga ana e opozitës, oferta e tij e dytë do të jetë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ofertë të cilën do ta pranojnë menjëherë partitë opozitare, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë të gjitha partive, me përjashtim të LDK-së e cila do të pësojë debakël, për shkak tradhtisë që i bëri elektoratit të vetë, pas lidhjes së koalicionit me PDK-në.

Rënia drastike e LDK-së!

Nëse partitë opozitare futen në zgjedhje veç e veç, e jo si një opozitë e bashkuar dhe bashkë me shoqërinë civile dhe intelektualët e pavarur, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të kishte ndryshim të madh nga ai i vitit 2014, përpos që LDK-ja do ta humbiste vendin e dytë, por edhe vendi i tretë për këtë parti do të ishte shumë i diskutueshëm, për shkak të zhgënjimit që kjo parti i bëri elektoratit të saj. Dhe nga rënia drastike e LDK-së do të përfitojnë më së shumti partitë opozitare, por nuk do të jetë e mjaftueshme që njëra nga partitë e opozitës të dalë para PDK-së në vendin e parë. Kurse pas zgjedhjeve çdo koalicion është i mundshëm. Varianti më i mundshëm i krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë një koalicion i krahut të luftës, në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button