Propaganda asnjëherë nuk mund të jetë lajm!

[Recension: Thyhet keq BDI e Çairit, Besa depërton fuqishëm!]

Gazetari duhet vetëm të informojë, në bazë të asaj që e vëren në vendin e ngjarjes. Roli i tij është t’i mundësojë publikut të informohet për atë që nuk e ka parë dhe përmes lajmit t’i tregojë se çfarë në fakt ka ndodhur. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se ai ka të drejtë që në emër të profesionit të ushtrojë propagandë për një subjekt të caktuar, e që në këtë rast shihet qartë. Kodi Etik i gazetarëve përcakton qartë se gazetari nuk ka të drejtë që të shfrytëzojë median për qëllime personale apo propagandistike. Lajmi që po recensojmë, përveç që është tendencioz që nga titulli, ushtron propagandë jashtë çdo norme të gazetarisë profesionale duke filluar që nga rreshti i parë.

BESAtohen fuqishëm nëndega e “Sami Frashërit” dhe “Bashkim Vëllazërimit” në Çair.
Sonte Lëvizja BESA u prit masovikisht në Çair, ku edhe u themeluan këshillat vendorë (nëndegët) e “Sami Frashërit” dhe “Bashkim Vëllazërimit”. Kryetar i nëndegës “Sami Frashëri” u zgjodh, ekonomisti, Erhan Zuberi, kurse e “Bashkim Vëllazërimit” juristi, Mensur Krasniqi.

Si u prit njëri apo subjekti tjetër në një vend të caktuar, nuk është punë që e vlerëson gazetari. Nuk duhet harruar se përfundimet i sjell publiku. Një gazetar asnjëherë nuk guxon që të kontestojë të drejtën e publikut për të vlerësuar, duke i imponuar diçka përmes një artikulli gazetaresk.

Thyhet keq BDI e Çairit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Thyhet keq BDI e Çairit, Besa depërton fuqishëm
Data dhe koha e publikimit: 09.04.2016
Data e recensionit: 10.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për të vërtetuar atë që po e konstatojmë, përkatësisht propagandën në këtë artikull, flasin faktet. Për shembull, një nga rreshtat e këtij lajmi flet edhe për përshëndetjen e një lideri, pa dhënë asgjë më tepër. Ku është lajmi këtu?! Një lider, përderisa merr pjesë në një takim me qytetarë, është normale që t’i përshëndetë të pranishmit, por edhe t’u drejtohet. Kjo nuk ka logjikë dhe standard për të qenë pjesë e lajmit. Nëse vlen kjo, atëherë lajmi ndoshta do të duhej të përcjellë edhe përshëndetjet që publiku i bën liderit? Në fakt, në gazetarinë profesionale, veprime të tilla nuk e kanë vendin në lajm.

Fjalë rasti patën Bekim Saliu, kryetar i degës së Çairit, anëtari i kryesisë qendrore, Adnan Azizi dhe Blerim Sejdiu kurse në fund të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kjo nuk është e gjitha! Ka edhe një pjesë e cila nuk shkon në këtë “lajm”, ajo e moscitimit të burimit të fotografive. Në shikim të parë, vërehet se ato janë huazuar nga zyra për marrëdhënie me publikun e Lëvizjes BESA, por kjo është shumë me rëndësi, burimi gjithnjë duhet cituar. Nuk e arsyeton aspak shkeljen e kësaj norme dhe rregulle gazetareske afërsia e ndonjë redaksie apo autori me subjektin e trajtuar në tekst. Pavarësisht bindjeve personale, ambicieve dhe dëshirave, gazetarët duhet të raportojnë pa anime, pa ngjyrosje dhe pa emocione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button