“Përparësia jonë në Siri është tranzicioni politik”

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka paralajmëruar se shkeljet e shpeshta të armëpushimit të pjesshëm ndërmjet palëve në Siri mund të dëmtojnë bisedimet e paqes në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).

De Mistura në kuadër të bisedimeve për Sirinë të cilat kanë nisur ditën e sotme në Gjenevë pasi është takuar me delegacionin e Komitetit të Lartë Negociator i përbërë nga opozitarët sirianë ai ka bërë disa deklaratë për gazetarët. Ai pasi ka vënë në dukje se ka informuar delegacionin në lidhje me vizitat e kryera në Moskë, Damask, Teheran dhe se duhet të rregullohet perceptimi se vizitat kanë kaluar keq, u shpreh se këto vende mbështesin procesin e tranzicionit politik.

– “Përparësia jonë, tranzicioni politik”-

De Mistura në lidhje me bisedimet e këtij raundi tha se: “Përparësia jonë janë tranzicioni politik, qeveria dhe kushtetuta”. Ai ka pohuar se gjatë vizitave ka shprehur shqetësimet në lidhje se situata e sigurisë në Siri po përkeqësohet. “Ka patur ngjarje serioze, por nuk mund të themi se janë fundi. Marrëveshja për ndalimin e konflikteve po zbatohet ende”- u shpreh De Mistura.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se grupet e punës së OKB do të diskutojnë për shkeljet e armëpushimit Mistura u shpreh se shkeljet e shpeshta të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve mund të dëmtojnë besimin e bisedimeve.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të japë një datë të saktë se kur mund të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes delegacionit të regjimit dhe delegacionit të opozitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button