Ivanov godet me vendimet: “Të jetë apo të mos jetë” Prokuroria Speciale Publike

“Të jetë apo të mos jetë” Prokuroria Speciale Publike, është dilema që u parashtrua pas vendimit të kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve të inkriminuar, shkruan Portalb.

Ekspertët juridik të kontaktuar nga redaksia jonë thonë se vendimi Ivanovit ishte goditje ndaj Prokurorisë Speciale, por se e njëjta do të vazhdojë me punën e saj edhe përkundër obstruksioneve.

“Me vendimin e djeshëm Ivanov, i cili fali kryerësit e veprave penale për të cilët kishte ngre procedurë Prokuroria Speciale, goditi rendin kushtetues, sistemin demokratik, dhe pa mëdyshje një atak i drejtpërdrejt në Marrëveshjen e Përzhinos. Vazhdimi i Prokurorisë speciale edhe përkundër obstruksioneve është kyçe në proceset demokratike në këtë vend edhe pse pritet që të marre edhe një goditje nga Gjykata kushtetuese. Që është edhe një akt tjetër i kërcënimit të drejtpërdrejt të stabilitetit politik dhe demokracisë së këtij vendit.Unë mendoj Prokuroria Speciale do të vazhdojë punën e saj”, tha për Portalb profesori universitar Mersim Maksuti.

Sipas Maksutit, faktori ndërkombëtarë do të insistojë që të mbetet ky institucion, sepse është e vetmja pikë e cila jetëson Marrëveshjen e Përzhinos.

“E vetmja pikë që mund të bëjë kthesë në rikthimin e klimës demokratike, kthimin e besimit nëpër institucione të këtij vendi dhe stabilitetin e përgjithshëm politik të këtij vendi”, përfundoi Maksuti.

Profesori universitar Jeton Shasivari vlerëson se PSP duhet të vazhdojë punën e saj sipas autorizimeve kushtetuese dhe ligjore dhe sipas akteve ndërkombëtare të luftimit të krimit dhe korrupsionit politik, pavarësisht sjelljes absurde të Ivanovit dhe pushtetit aktual.

“Krahas përgjegjësisë politike për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve ku Ivanovi mund të shkarkohet nga funksioni, pra t`i ndërpritet funksioni sipas Kushtetutës nga gjykata kushtetuese me nismën paraprake të parlamentit, Ivanovi poashtu, e ka edhe përgjegjësinë penale, me çrast, prokuroria speciale mund ta ndjek penalisht Ivanovin për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, sepse Ivanovi edhe si kryetar i vendit edhe si person zyrtar i nënshtrohet përgjegjësisë penale për të gjitha veprat penale”, deklaroi për Portalb Shasivari.

Maksuti potencon se Ivanovi nuk ka kapacitet që të lirojë aq sa prokuroria speciale ka kapacitetin që të ndjek penalisht politikanët e dyshuar për krime dhe korrupsion./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button