Finalja e Kupës vë përballë Shkëndijën dhe Rabotniçkin

Ashtu edhe sikurse pritej, finalistë të Kupës së Maqedonisë në futboll janë skuadrat e Shkëndijës dhe Rabotniçkit, ekipe këto që edhe një herë u treguan më të suksesshëm se kundërshtarët e tyre.

Në duelin në Tetovë, Shkëndija pasi që në ndeshjen e parë e kishte mundur Horizonti me Rezultat 2:0, edhe herën e dytë erdhi deri tek fitorja, por kësaj here me rezultat 2:1.

Jufo ka shënuar i pari në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë. Më pas në minutën e 56-të edhe një herë nga pika e bardhë, kanë barazuar mysafirët me golin e shënuar nga Filip Timov, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Nderim Nexhipi i cili shënoi vetëm dy minuta më vonë.

Në duelin e dytë, në mes Rabotniçkit dhe Bregallnicës të luajtur në stadiumin arena “Filipi i Dytë”, “romantikët” shënuan fitore të pastër 3:0, ndërsa në ndeshjen e parë ata barazuan në Koçani 1:1. Në këtë ndeshje dy gola ishin vepër e Marjan Alitparmakovski, ndërsa golin e tretë e shënoi Elif Elmaz. Finalja e kupës së Maqedonisë duhet të luhet me 15 maj në stadiumin Arena Filipi i Dytë, por ditëve në vazhdim federata do të caktojë kohën dhe vendin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button