Zahoviq i bie “pishman”: “Kërkoj falje për reagimin jokorrekt”

“Kërkoj falje për reagimin jokorrekt”, ishin fjalët e drejtorit Sportiv të KF Mariborit, Zlatko Zahoviq në konferencën e sotme për mediat në Slloveni në të cilën mbrohej nga akuzat e futbollistëve Agim Ibraimi dhe Nusmir Fajiq të cilët thanë se ai ka ofenduar ata në bazë fetare dhe kombëtare, raporton AA.

“Nuk kam ardhur të arsyetoj KF Mariborin ose ndonjërin nga lojtarët. Erdha të sqaroj situatën. Kërkoj falje për reagimin jokorrekt. Gjatë karrierës time kam ndërruar shumë zhveshtore dhe nuk kam pasur një përvojë të tillë. Zhveshtorja duhet të jetë një ligj nga e cila nuk duhet të dalë asnjë fjalë në publik”, tha Zahoviq.

Në bazë të deklaratave të Ibraimit dhe Fajiqit, Zahoviq në vitet e kaluara ka ofenduar muslimanët në radhët e Mariborit. I tërë tregimi doli në sipërfaqe gjatë fundjavës kur Zahoviq përmes sms porosive i kishte thënë Ibraimit se ”ti falesh sepse je një budalla i dehur prandaj ka të vdekur” si dhe “feja jote është vdekje”.

Futbollisti që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë, sms porositë e lartpërmendura i kishte dorëzuar në media, pasi Zahoviqi e kishte përjashtuar atë nga karantini në të cilin ndodhej me futbollistët e Mariborit.

Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar se “nuk ka kushte për të ngritur një procedurë disciplinore kundër Zahoviqit, por se bashkë me UEFA-në do të luftojnë që futbolli të jetë i hapur si sport për pjestarët e të gjitha feve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button