Saimir Tahiri takon kryeministrin serb Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë pjesë në Forumin e ministrave të brendshëm dhe atyre të drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, që është zhvilluar në Budva të Malit të Zi më 19 dhjetor.

Si transmeton gazeta panorama, ndër takimet që ka pasur Tahiri atje ka qenë edhe ai me kryeministrin serb, njëherësh monistër i Brendshëm, Ivica Daçiq. Në njoftimin e MPB nuk thuhet asgjë lidhur me çështjet për të cilat kanë biseduar Tahiri dhe Daçiq.

Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, si dhe ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button