Ibraimi dhe Fajiç: Zahoviç na ka sharë fenë, atdheun dhe ka kërcënuar familjet tona

Një nga futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka pasur Sllovenia, Zlatko Zahoviç, aktualisht drejtor sportiv i KF Mariborit, këto ditë është në qendër të skandalit i cili po tronditë Slloveninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Viteve të fundit lojtarët me përkatësi fetare muslimane të cilët luajnë për klubin i ka ofenduar në bazë fetare, i ka kërcënuar ata si dhe familjet e tyre, ndërsa i gjithë rrëfimi është zbuluar të premten e kaluar atëhërë kur gjatë stërvitjeve të klubit, në fushë u futën tifozët e Mariborit.

Tifozët kërcënuan lojtarët për “lojën e dobët të treguar dhe stilin josportiv të jetës” ndërkohë që kishin sulmuar fizikisht futbollistin Amir Dervisheviç të cilit njëri nga udhëheqësit e tifozëve e ka goditur me shuplakë.

Pas kësaj, drejtori sportiv, Zahoviç u ka thënë se i tërë ky rast duhet t’u shërbejë si mësim dhe ti motivojë ata.

Në takimin në fjalë, Zahoviçit i është kundërvënë Agim Ibraimi, që luan për kombëtaren e Maqedonisë në futboll, duke i thënë Zahoviçit se mund ti kritikojë dhe dënojë për lojërat e dobëta madje edhe ti përjashtojë disa nga klubi, por se assesi nuk guxon të arsyetojë dhunën të ndodhur në stërvitje.

Menjëherë pas kësaj takimi është mbyllur ndërsa futbollistët e Mariborit me stafin teknik janë mbyllur në karantin para ndeshjes me Celjen që u luajt të shtunën e kaluar.

– “Ti falesh sepse je një budalla i dehur dhe prandaj ka të vdekur”

Të premten në mbrëmjë Zahoviç kishte ftuar Ibraimin për ti thënë se e kishte turpëruar duke iu kundërvënë para lojtarëve.

“Gjatë tërë bisedës, ai më shante nënën shqiptare. Ofendonte fenë time, islamin. Në fund më tha të shporrem nga klubi, të braktisi karantinin. U përpoqa të qetësoj situatën por nuk ia dola, për çka në fund thash nëse është ashtu atëherë po largohem”, tha Ibraimi.

Ai kishte tentuar të bisedojë me trajnerin Darko Milaniç i cili i ka thënë: “Nësë është ashtu, shko, nuk mundem kundër shefit”.

“Pasi erdha në shtëpi, filloi të më dërgojë sms porosi me përmbajtje ofenduese”, tregon Ibraimi.

Në sms porositë që atë natë Zahoviç ia ka dërguar Ibraimit, të cilat gazeta sllovene “Ekipa” ia bëri të disponueshme redaksisë së Anadolu Agency (AA) mes tjerash shkruan:

“Ti falesh sepse je një budalla i dehur dhe prandaj ka vdekje”.

Ibraimi kishte pyetur nëse vallë është duke ofenduar fenë e tij, për çka Zahoviç shkroi: “Jo, ti ofendon fenë time që është futbolli, feja yte është vdekje”.

Në vazhdën e këmbimit të fjalëve, Ibraimi i kishte thënë Zahoviçit se ai nuk është si Nusmir Fajiç, ish sulmuesi i Mariborit, dhe se nuk do të tolerojë ofendimet e tija të cilat futbollisti boshnjak i kishte adresuar qysh më herët.

Mesazhet fyese ndaj Agim Ibraimit
Mesazhet fyese ndaj Agim Ibraimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button