Sneijder redukton rrogën për Man. United?

Kampionët i ka dhe i shtrëngon fort, të tjerët kërkon t’i joshë. Emra të mëdhenj mbushin faqet e mediave sportive britanike, merkato e Premier League gjallërohet, me një protagonist surprizë, Wesley Sneijder.

Ish interisti nuk qenka i kënaqur te Galatasaray, kështu shkruajnë të përditëshmet angleze, dhe si konseguencë është gati të reduktojë edhe me plot 1 milion Stërlina pagën, duke e cuar nga 2 milionë në pothuajse 2, vetëm e vetëm që të transferohet nga verdhëkuqtë e Stambollit te Manchester United.

Duket dicka e cuditshme, pasi pikërisht një gol i tiji pak ditë më parë kualifikoi turqit në 1/8 e Champions League, dhe kjo nuk është gjë e pakët. E megjithatë mediat britanike duken të bindura nga fakti se me sa duket, Sneijder është i shqetësuar se mos humbet vendin në kombëtaren holandeze në këndvështrimin e botërorit të verës së ardhshme në Brazil.

Kostja e operacionit? Rreth 12 milionë Euro. Për të mbetur te holandezët, gjithmonë duke iu referuar mediave angleze, pronari i Tottenham ka kontaktuar me Frank De Boer për të zëvendësuar Villas-Boas, por trajneri aktual i Ajaksit e ka refuzuar ofertën. Mbetet e gjallë hipoteza e një tjetër trajneri portokalli, Ronald Koeman.

Lajme të ngjashme

Back to top button