Ahmeti takon delegacionin e ODIHR: Kriza fillon të zgjidhet me zgjedhje, Ivanov ta tërheq vendimin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadorin Jan Petersen, drejtues i misionit të ODIHR në Maqedoni për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ahmeti dhe Ambasadori Petersen shkëmbyen opinione rreth pregaditjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe krizën politike në Maqedoni.

Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim nuk pajtohet me vendimin e nxituar të ashtuquajturit President Ivanov dhe kërkon tërheqje të menjëhershme të vendimit.

“Ky vendim kontestues dhe i padrejtë cënon marrëveshjen e Shkupit dhe të arriturat e deritanishme dhe prandaj duhet të tërhiqet pa asnjë vonesë. Kryetari Ahmeti konsideron që kriza më e rëndë politike në vend fillon të zgjidhet vetēm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe zbatimit të Marrëveshjes së Shkupit sepse qytetarët nuk mund ta durojnë më këtë agoni shoqërore nga e cila po vuan edhe ekonomia, mirëqenia por edhe siguria dhe stabiliteti i vendit. Partitë politike maqedonase duhet ti tejkalojnë interesat e ngushta partiake sepse shteti, institucionet dhe qytetarët nuk mund të mbesin peng i kalkulimeve partiake dhe politike të cilës do palë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button