Shkup, filluan manifestimet me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. të parapara nga Bashkësia Fetare Islame, sot, në Çarshinë e Vjetër, nxënëset e Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, zhvilluan aktivitetin e parë duke shpërndarë fletushka me moton “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë për njerëzimin”  si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe certifikatën Hallall nga BFI.

Aktiviteti i rradhës të cilin do ta zhvillojnë nxënëset e kësaj Medrese do të jetë ekspozita tashmë tradicionale “Dora e Artë”e punëve të dorës përgatitur nga vetë ato dhe që, nesër do të hapet në hapësirat e Kapan Hanit, duke filluar nga ora 11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button