ITSHKSH, marrëveshje me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e ITSHKSH-Shkup, nga ana e kryetarit të ASHSH-së, akademik Muzafer Kërkuti, dhe drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani.

Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se Instituti deri më tani ka nënshkruar disa marëveshje me institucione respektive shkencore, mirëpo akti i sotëm është më i veçantë

Kryetari i ASHSH-së, Akademik Muzafer Kërkuti, tha se ky është momenti i dytë i rëndësishëm për të, pas vitit 1992, kur ishte zhvilluar një takim shumë i rëndësishëm i akademikëve, profesorëve dhe intelektualëve shqiptarë në Shkup.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, tha se e shqiptarët e Maqedonisë, objektivisht duke qenë më të vonshëm në krijimin e institucioneve të mirëfillta arsimore e shkencore, kemi nevojë më tepër për ndihmë konkrete nga shteti amë – Shqipëria dhe institucionet e saja.

Më pas në Librarinë e Çarshisë në Shkup, u zhvillua një debat me pjesëmarrjen e akademikëve Muzafer Kërkuti e Rexhep Qosja, si dhe botuesi i njohur Fatmir Toçi e drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button