LSDM me iniciativë për shkarkimin e Ivanovit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u bën thirrje të gjitha partive politike që t’i bashkëngjiten iniciativës për për impiçment ndaj presidentit Gjorge Ivanov, nëse ky fundit nuk jep dorëheqje, pas vendimit të tij të mbrëmshëm për abolimin e të gjithë politikanëve nën akuza për vepra penale, transmeton Portalb.

“Nëse vetë Ivanov nuk jep dorëheqje, të shpallim “impiçment”, të inicojmë largimin e tij dhe të dërgojmë iniciativën në instanca gjyqësore. T’i marrim të gjithë hapat konkret për shfuqizimin e këtyre vendimeve. Shfuqizimi i tyre është qëllimi primar”, ka deklaruar lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev pret qe edhe PDSH dhe BDI ta pranojnë këtë iniciativë dhe t’i bashkëngjiten. “Qëllimi është zgjedhje fer dhe demokratike”, tha Zaev.

Ai edhe njëherë ka ftuar qytetarët që të dalin në protesta dhe tu përgjigjen thirrjeve të organizatave qytetare./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button