Karamelet e Kadri Veselit të ëmbël për disa opozitarë

Këto ditë kemi dëgjuar lloj-lloj opinione të ndryshme deri të zgjerimi i koalicionit që u supozua që do të hyn AAK-ja dhe NISMA për Kosovën.Kemi dëgjuar edhe tallje ne mes liderëve opozitar duke e fajësua njeri-tjetrin gjoja për veprim jo demokratike por një gjë duhet ta kemi të qarte se këto veprime ishin të bashkordinuar me liderët opozitar .Ndërsa tash mbas gjashtë muajve na dolën si veprime jo demokratike,këto tallje ne mes liderëve na kujton kohen e VLAN-it që vraponin mbas pozites se kryeministrit.

Ndërsa tash ende pa e marr pushtetin të perçahen për pozita duke i harruar kauzat dhe që thonin se duhet derguar poziten ne opozit dhe duke premtuar për një qeverisje ndryshe.Gjithçka mundet të ndodh po jetojmë me një klasë politike që fare nuk mban qëndrim dhe përgjegjësi para qytetarëve.

Nëse vërtet do të hynin ne ketë qeveri anti -kushtetuese duhet të dhëne llogari të qytetaret që për gjashte muaj rresht natën ditën ne shi e ne bor i patën ne mbështetje duke u rrahur dhe gjakosur nga policja me të vetmen bindje që vërtet kauza ishte për shtet dhe jo për pushtet. Dhe nëse vërtet do të hynin ne ketë qeveri anti Kushtetuese që eka kap dhe ngulfat shtetin nga një mal skandale dhe abuzimesh.Duhet kërkuar falje për gjithë ato shkrime kundërshtuese që ja bënim Pozitës,Driton Selmanit,ambasadorit të SHBA-së dhe gjithë atyre që thonin se një pjesë e Opozitës e kane për ta ngrit pazarin politik për pushtet dhe jo për kauza për shtet.Dhe atëherë znj.Donika Kadaj-Bujupi duhet shpallur heroin të opozitës për qëndrimin e saj të pa lëkundur.

Unë kurrë nuk jam ndi me i shqetsuar mbas lufte se këto ditë nga thirrjet e shumta të qytetarëve e sidomos të rive duke me thëne se nëse do të përçahet opozita ne do të ikëm nga vendi sikur se ikën mbi 150 mi qytetare ne momentin që LDK-ja tradhtoj BLLOKUN. Sepse nuk është mbet shpresë ne vendin tone,shpresa e fundit ishte opozita e bashkuar .Por siç po duket liderët e opozitës nuk po munden me qëndrua mbi gjashte muaj të bashkuar .Por mbetet të shihet ne vijim siç po rrjedhin gjerat se vërtet kush e kishte për shtet dhe kush për pushtet.Por kjo përçarje mese shumti do t’i shkon përshtati dhe do ta forcoj pozitën sesa opozitën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button