Maqedoni, për qebapë, hithra dhe marule dënohesh, për krime të rënda lirohesh!

Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, dje doli me deklaratë se ka sjellë vendim për faljen e gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, edhe pse Prokuroria Speciale Publike (PSP) i akuzon për vepra të rënda kriminele, ndër të cilat janë keqpërdorim i detyrës, mashtrim zgjedhor etj.

Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta, sipas tij, ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Ivanov dje i fali, 8 personat e akuzuar të rastit “Titanik”, që sipas PSP-së, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

 “Tortura” – Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button