Sëmundje dhe skamje, tmerri i familjes Bejtullahu

Ditë më parë Enti i Statistikës publikoi të dhënat zyrtare për numrin e papunësisë në vend. Sipas Entit Shtetërorë për Statistikë, shkalla e papunësisë në vend gjatë vitit 2013, ka arritur në 28.7 për qind. 

Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, numri i papunësisë në Maqedoni ka arritur shifrën prej 273 860 veta.

Bejtulla Bejtullahu nga Fshati Orllancë i Komunës së Haraçinës në Shkup, është nikoqir i familjes pesë antarshe.

Kjo është edhe një familje tjetër ku skamja dhe sëmundjet kanë mbuluar ata. 

Pesë antarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi që i ngjan stallës, xhamat e shtëpisë janë të mbuluara me najlon, ndërsa myku dhe qarjet janë evidente në çdo cep të shtëpisë. 

Bejtullahu, i zoti i shtëpisë edhe pse i ri në moshë, gjatë jetës së tij ka pësuar dy infarkte, vuan nga sëmundja e diabetit dhe tromboza në këmbë, sëmundje këta të cilat pamundësojnë të jetë në gjendje për të punuar. 

Të hyrat mujore në këtë shtëpi janë vetëm 2.700 denarë, asistencë sociale nga shteti, mjete këto që nuk lejojnë të sigurohet as miell për një muaj e ku të blihen produktet tjera ushqimore dhe ilaçet e tij. Bejtullahu ka dy djem dhe një vajzë, djali i madh është në shkollë të mesme, vajza ka ngelur në shtëpi pasi për shkak të problemit të transportit nuk ia kanë lejuar këtë gjë. 

Fatkeqësitë nuk mbarojnë këtu, edhe e zonja e shtëpisë është e sëmurë, ajo më herët nga një aksident trafiku kishte marrë lëndime të rënda në krah, dhe tani nuk është në gjendje të as të pastrojë në shtëpi. 

Ajo rrëfeu se si i vlon koka çdo ditë kur nuk di se çfarë tu shtron në sofër fëmijëve të saj.

Kjo familje kërkon nga gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në veshmbathje, produkte ushqimore…tha më tej Bejtullahu.


Të gjithë të interesuarit humanitetin e tyre mund ta shprehin duke kontaktuar Bejtullahun në 071747513./PORTALB.MK

Lajme të ngjashme

Back to top button