BE-ja sheh progres, por ende s’ka datë për heqjen e vizave Kosovës

Bashkimi Evropian është shumë i zënë me çështje të liberalizimit të vizave. Por nuk është edhe aq shumë i preokupuar me rastin e Kosovës, sepse ka raste që janë shumë më problematike dhe shumë më urgjente sesa Kosova, shkruan Koha Ditore.

BE-ja është përballur me kërcënimin e pritur të Turqisë se ajo do të ndërpresë zbatimin e marrëveshjes për pranimin e emigrantëve në trastë se BE-ja nuk i përmbush premtimet për heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë. E për dallim nga rastet e tjera, BE-ja Turqisë ia ka premtuar edhe datën se kur do të hiqen vizat.

Ajo datë është fundi i muajt qershor, pra për dy muaj e gjysmë, dhe ky premtim është dhënë nga niveli më i lartë politik, nga shefat e shteteve apo qeverive të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button