PLD: Vendimi i Ivanovit antishtetëror dhe kundërkushtetues

­Partia Liberaldemokratike përmes një kumtese reagoi për vendimin të cilin dje e solli presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në reagim vlerësohet se vendimi është antishtetëror dhe kundërkushtetues dhe se kjo do të thotë shfuqizim i Marrëveshjes së Përzhinos dhe Prokurorisë Publike Speciale. PLD i bëri thirrje presidentit Ivanov të japë dorëheqje, ndërsa të gjithë qytetarët të cilët nuk pajtohen me këtë vendim sonte ta shprehin qëndrimin e tyre para rezidencës së presidentit të Maqedonisë.

Përndryshe dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button