Mbaroi qetë protesta përpara VMRO-DPMNE-së (FOTO+VIDEO)

Mbaroi qetë dhe pa incidente protesta e qytetarëve të pakënaqur në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov për amnistimin e politikanëve që janë nën hetim.

Protesta e sotme, fillimisht ka nisur nga dhjetëra qytetarë të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov, të cilët janë tubuar përpara Prokurorisë Speciale për t’i dhënë mbështetje, që më pastaj, atyre iu bashkëngjitën edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve  për të vazhduar deri përpara zyrës së Ivanovit të cilën e gjuajtën me vezë.

Nga zyra e Ivanovit, protestuesit bashkë me funksionarë të lartë të LSDM-së dhe Zoran Zaev janë drejtuar drejt selisë së VMRO-DPMNE-së ku aty kanë qenë të ndaluar nga forcat e mëdha policore.

Thirrjet “nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, “shtet mafioz” e të ngjashme nuk u ndalën as përpara Qeverisë.

Protestës i janë bashkëngjitur edhe  Stojançe Angellov dhe Fiat Canoski.

Pas rreth 1 ore protestë parapara objektit të Qeverisë, protestuesit, janë rikthyer përsëri përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, e cila është mbajtur nën përforcim të njësitit special dhe forcave të mëdha të policisë, ndërkaq situata, kohë-pas kohe ka qenë dhe e tensionuar sepse protestuesit disa herë u munduan ta t’i thyejnë tre kordonët e policisë që ishin vendosur përpara selisë së VMRO-së.

Nga ana tjetër, një grup kundër-protestuesish, përafërsisht 150-200 persona, gjatë kohës kur është protestuar përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, ata janë mbledhur përpara selisë së LSDM-së dhe kanë protestuar, siç thonë ata, për shkak të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetim.

Sipas protestuesve, ata vlerësojnë se me këtë vendim do të falen edhe të akuzuarit e rastit “Puç“ dhe “Mitmarrje” në të cilën është i akuzuar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Përndryshe, protesta vjen pasi sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

 

pred-vlada-1

 

3-119

 

3-119-620x330

 

1-554

 

12957598_10209598042252375_559984147930832011_o-1024x576 (1)

 

12967904_10209598044572433_6726201521228853790_o-1024x576

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button