Tetova kërkon ajër të pastër,aktivistët dalin me maska

Me maska në fytyrë një grup aktivistësh sot në Tetovë kanë shpërndarë maska për qytetarët për tua lehtësuar atyre frymëmarrjen.

Edhe sot gjendja e ajrit dhe grimcave PM10 sërish është alarmante në Tetovë. Por edhe në Qendër, Karposh, Rektorat, Lisiçe dhe Kërçovë, dhe shënojnë një nivel shumë të lartë të ndotjes.

“Duam ajër të pastër dhe masa më efektive nga përgjegjësit” thonë për Portalb, aktivistët. 

Problemi me ndotjen e ajrit në Maqedoni është shumëvjeçar dhe një nga kriteret që duhet ti plotësojë Maqedonia për anëtarësim në BE, përveç implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, reformat ekonomike, administrata publike është edhe ambienti jetësor ku qartë thuhet se është e nevojshme monitorimi i ambientit jetësorë dhe përmirësimi i implementimit të ligjeve. 

Banorëve u rekomandohet  të mos dalin jashtë shtëpive dhe të shmangin ajrosjen e dhomave. Ky rekomandim veçanërisht u drejtohet fëmijëve, shtatzënave dhe të moshuarve.

Mjegulla dhe ajri i ndotur dëmtojnë më shumë organet e frymëmarrjes. Në rrezik janë ata që vuajnë nga astma, bronkiti dhe sëmundje të tjera të sistemit respirator . Ajri i ndotur gjithashtu ndikon te të gjithë që kanë probleme me sëmundjet kardiovaskulare dhe hipertension.” thotë për Portalb, Ferati.

Meteorologët nuk parashikojnë ndryshim të motit dhe nuk do të ketë erë kështu që ajti i ndotur mbetet në qarkullim. Në video shihet ndotësi më i madh i Pollogut, fabrika e Jegunovcës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button