Widows XP ende ka 181 milionë përdorues

Edhe pse Microsoft ka ndalur mbështetjen e tij dy vjet më parë për Windows XP, atë ende e përdorin 181 milionë përdorues, transmeton koha.net.

Microsoft ka ndaluar përkrahjen e sistemit operativ Windows XP me 8 prill 2014, ndërsa shumë korporata i kishte kapur paniku, pasi ata ende punonin me këtë sistem operativ të prodhuar në vitin 2001.

Dhe vetëm nëse korporatat kanë paguar për mbështetje speciale për ta, kompjuterët e tjerë nuk kanë pasur përditësime të sigurisë që nga ajo ditë.

Dhe për këtë përdoruesit janë detyruar që të përditësohen në sisteme operative më të reja, apo të vazhdojnë me kompjuterë të pasigurt.

Microsoft ka 1.5 miliard përdorues në vargun e sistemeve operative të saj, ndërsa në Windows XP janë ende 12 për qind apo 181 milionë përdorues, që i bie në vendin e katërt.

Windows 8/8.1 ka 199 milionë përdorues, pastaj Windows 10 me 235 milionë përdorues, ndërsa Windows 7 ka më së shumti përdorues, 861 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button