Haxhiu me tone të ashpra ndaj partive tjera opozitare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka quajtur hipokrizi dhe mashtrim deklarimet e partive tjera politike opozitare.

Këtë ajo e ka lidhur me ftesën për protestë dhe deklaratën se “nuk kemi vija te kuqe për asnjë parti politike”, transmeton Koha.net.

“Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se ‘nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike’, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më tej tregon se për çka ka nevojë Kosova në sferën politike.

“Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike. Kosova ka nevojë për forcim të shtetit e dobësim të pushtetit. Ne kemi nevojë për shtet të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve”, përfundon Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button