Pas vendimit të Ivanovit, disa qytetarë kanë dalë në mbështetje të PSP-së

Dhjetëra qytetarë rreth orës 18 janë mbledhur përballë objektit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që të tregojnë mbështetje për punën e këtij institucioni, njofton Portalb.

Mbledhimi është reagim ndaj vendimit të kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili sot pasdite tha se ka marrë vendim për abolicimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime.

Përderisa qytetarët ishin mbledhur për ta përkrahur këtë institucion, nga ndërtesa kanë dalë prokuroret speciale, Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, të cilëve mbështetësit u dhanë duartrokitje.

Ky reagim vjen pasi sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button