Senzacionalizmi më i rëndësishëm se dhimbja personale!

[Recension: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto)]

Fotografitë eksplicite nga vajza e lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, janë në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske për raportim etik. Në rastin konkret, është shkelur privatësia e personit që ka pësuar në aksident.

Veprimi i këtillë është në kundërshti me dispozitat e Doracakut për etikë në gazetari, ku thuhet se “kur raportojnë për ngjarje që kanë shkaktuar tragjedi personale, dhimbje dhe shok – gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët duhet të tregojnë dhembshuri, diskrecion dhe maturi.” Për fat të keq, në këtë rast kjo nuk është respektuar.

soobrakajka, fotoLinku deri te artikulli origjinal: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016, 19:45

Data e recensionit: 11.04.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

GAZETARI ETIKE, Ç’ISHE KJO?

“Sonte, në udhëkryqin në afërsi të Stacionit hekurudhor në Shkup, një automobil ka shkelur një vajzë, e cila, siç mund të shihet në fotografitë, pas fatkeqësisë ka mbetur e shtrirë në asfalt.”

Të dyja fotografitë me të cilat është ilustruar lajmi nuk janë mjegulluar që të fshihet identiteti i vajzës, me çka është shkelur neni 7 i Kodit të gazetarëve, ku në mënyrë precize thuhet se:

Gazetari duhet ta respektojë jetën private të personit, përveç në raste kur kjo bie në kundërshtim me interesin publik.

Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal.

Në këtë rast nuk ka interes publik për publikimin e këtyre fotografive, ndërsa është shkelur edhe privatësia e vajzës. Fotografitë e këtilla mund të shkaktojnë shok te të afërmit e saj dhe ta shtojnë edhe më tepër dhimbjen personale.

Poashtu, edhe pse teksti u referohet deklaratave të dëshmitarëve okularë, në të mungon qëndrimi zyrtar i institucionit relevant mjekësor, si dhe i MPB-së.

“Sipas deklaratëve të dëshmitarëve okularë, pas goditjes, vajza nuk ka mundur të lëvizë, e së shpejti ka ardhur edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë, e cila ka dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit. Tani për tani, nuk ka informata për atë se sa serioze janë lëndimet që i ka pësuar nga goditja direkte.”

Sipas Kodit të gazetarëve, “mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi”, që nuk është rast me titullin dhe me fotografitë me të cilat është shoqëruar teksti.

Kështu që, marrë në përgjithësi, lexuesve u është ofruar një përmbajtje joprofesionale dhe jokualitative mediatike, e shkruar në mënyrë senzacionaliste, që meriton vlerësim negativ.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button