Në Siri rrëzohet helikopteri rus, mbesin dy të vdekur
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar në Siri, me ç’rast kanë mbetur të vrarë dy pjesëtarë të personelit që ndodheshin në bord, njofton REL.
Sipas njoftimit, helikopteri Mi-28 nuk është sulmuar, por ai është rrëzuar në provincën Homs, më herët gjatë ditës.
Trupat e pilotëve janë gjetur dhe janë dërguar në bazën ajrore ruse në Hmeymim, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ende nuk dihen arsyet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa ministria tha se një grup i ekspertëve po punojnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, për t’i hetuar rrethanat e incidentit.