KSHZ pritet të mbajë seancë për raportin

IT ekipet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ende i kontrollojnë në mënyrë administrative (kontroll i kryqëzuar) të dhënat e 41.435 personave që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë kontrollit në terren. Pas kontrollit, anëtarët e KSHZ-së do të duhet ta shqyrtojnë raportin në debat publik, i cili pritet të mbahet sot pasdite, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftoi dje KSHZ, gjatë kontrollit në terren, anketuesit janë takuar me 35.481 votues, me 41.435 votues nuk janë takuar, ndërkaq për 10.436 votues nuk është dhënë përgjigja se a janë takuar apo jo.

Përndryshe, 282 pyetësor të humbur nga anketuesit kanë qenë temë e diskutimeve në seancën e djeshme të 27 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në kohën kur i gjithë opinionin i ka sytë e drejtuar ka KSHZ për të vlerësuar se a mundet të kemi Listë të pastër zgjedhore për zgjedhjet më 5 qershor.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski ka porositur të mos krijohet dramë, sepse pas miratimit të raportit, anketuesit do t’i arsyetojnë pyetësorët e humbur.

Edhe në seancën e djeshme nuk është diskutuar se vallë do të mund të pastrohet Lista zgjedhore për zgjedhjet e 5 qershorit.

Paqartësi dhedilema hapen nga vet anëtarët e KSHZ-së. Mosdalja e KSHZ-së me qëndrim konkret se sa janë të mundura gjasat që Lista zgjedhore të pastrohet para datës së 5 qershorit, kur edhe parashihen zgjedhjet.

Njohësit e çështjeve politike për Portalb thonë se KSHZ nuk ka kohë të pastrojë listën zgjedhore para 5 qershorit. Prandaj, edhe po merret me tema teknike. /Portalb

LEXO: Dilema nga anëtarët e KSHZ-së për besueshmërinë e të dhënave

LEXO: Kriza politike ka ‘infektuar’ edhe KSHZ-në, asessi të ketë qëndrim të prerë për zgjedhjet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button