Binjakët martohen me binjake, por…

Dy vëllezër binjakë, martohen me dy motra binjake, por i nënshtrohen operacioneve plastike për t’u dalluar nga njëri-tjetri, njofton TCH. 

Të dy çiftet nga provinca Shanxi e Kinës, shpesh e kanë të vështir të tregojnë se cili prej binjakëve është partneri i tyre, duke u ngatërruar. Pas disa ngatërresash çiftet vendosën ti nënshtrohen kirurgjisë plastike për tu dalluar, thoët The Times.

Vëllezërit Zhao Xin dhe Zhao Xuan dhe gratë e tyre Yun Fei dhe Yun yang janë konsultuar me një doktor në Shangai për ndërhyrje në fytyrë, duke i dhënë fund kështu dhe mëdyshjeve.

Mediat lokale thonë se ky operacion plastik është i nevojshëm pasi “përveçse kanë ngjashmëri, ata kanë dhe të njëjtin zë dhe shprehi fytyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button