Shqipëri: Zbulohen shkaqet e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror

Zbardhet shkaku i vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri me të cilin ishin nisur për stërvitjen rutinë u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

“Panorama” shkruan se dje Prokuroria administroi në dosje edhe autopsinë e dy viktimave të aksidentit ajror.

Dy ushtarakët, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë.

Vdekja e pilotëve sipas specialistëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik që ka krijuar përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Shembja e rëndë që kanë pësuar në kraharor viktimat, ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt.

Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta. Më pas, mjeti i ushtrisë është përplasur fort me gjithë fuqinë e rëndesës në ujë duke u copëtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button