Nëse Shesheli hyn në Kosovë do të arrestohet, ja vendimi (Dokument)

Një vizitë e paralajmëruar e Vojslav Sheshelit në Kosovë ka nxitur Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës që të mobilizohet për të parandaluar hyrjen e tij në Kosovë.

Siç njofton medium serb Pravda, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, kërkuar nga komandantët dhe shefat e operativës në veri që të zbatojnë në mënyrë strikte urdhrin e MPB-së për t’ia ndaluar hyrjen Sheshelit në Kosovë.

Duke iu referuar një vendimi të MPB-së, Hoti shkruan se kërkesa e MPB-së “i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të stacioneve policore në veri të Mitrovicës”  me kërkesë që  “në mënyrë strikte të zbatojnë urdhrin për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, Vojisllav Sheshelit”.

“Zyrtarët e inteligjencës nga të gjitha stacionet të punojnë në mbledhjen e informacioneve në lidhje me informacionin e mësipërm, dhe të njëjtat menjëherë t’i paraqesin pranë zinxhirit komandues.  Patrullat dhe njësitet e komunikacionit të shtojnë kontrollet ndaj rrugëve magjistrale dhe atyre dytësore për të zbatuar qëllimet operacionale”, thuhet në një e-mail të Hotit, të cilën Pravda e posedon.

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme vjen pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila ditë më parë e ka shpallur Sheshelin si qytetar jo të dëshirueshëm në Kosovë.

Më 31 mars, Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm Vojsllav Sheshel, i cili akuzohej për krime lufte.

Tribunali i Hagës ka thënë se ai nuk ka pasur përgjegjësi individuale për krimet e kryera.

Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli u përball me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.

Hetuesit pretendonin se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë, shkruan Insajderi.com.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button