Turqi, në sulmin me bombë të PKK-së vritet një ushtar dhe plagosen 39 të tjerë

Në sulmin terrorist në kazermën brenda të cilit ndodhet edhe vendbanimi ushtarak në Hani të rrethit Dijarbakir, në Turqinë juglindore, të hënën në mbrëmje jetën e humbi një ushtar dhe 39 të tjerë u plagosën, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një mjet shpërthyes të cilin e kishin vendosur pjesëtarët e organizatës terroriste PKK para objektit të rojes së drejtorisë së xhandarmërisë në Hani, ka plagosur edhe gjashtë anëtarët e familjes së një ushtari dhe dy civilë.

Shtabi i Përgjithshëm përmes deklaratës i ka dërguar ngushëllime familjes së ushtarit të vdekur, kurse të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button