Ekzekutohet gazetari në Somali, ndihmoi al-Shabaab

Një gazetar somalez, i cili ka ndihmuar al-Shabaab të vrasë pesë gazetarë të tjerë, është ekzekutuar me pushkatim, transmeton Top Channel.

Hassan Hanafi, u dënua me vdekje muajin e kaluar nga një gjykatë ushtarake në kryeqytetin Mogadishu. Ai ka ndihmuar grupin militant për të identifikuar objektivat e mundshme në mesin e gazetarëve nga viti 2007 deri ne vitin 2011.

Ndërsa, Hanafi punonte për radion “Andaluzi” dhe ishte pjesë e grupit terrorist të al Shabaab, ai thërriste gazetarët e tjerë dhe i kërcënonte me vdekje, nëse ata nuk pranonin të bashkoheshin me militantët. Pasi ishte një nga gazetarët më të njohur somalezë, më vone, ai u bë burimi kryesor i të gjitha lajmeve që vinin nga grupi al Shabaab.

Më shumë se 25 gazetarë kanë vdekur nga vitin 2007 në Somali.  Al-Shabaab shpesh organizon sulme në Mogadishu dhe në qytete të tjera, dhe ende kontrollon shumë zona rurale në Somalinë jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button