Për ajrin e ndotur na paralajmëruan vite më parë

Derisa në Maqedoni politikanët merren me atë se kush është përgjegjës për ndotjen e ajrit, pa ndërmarrë masa konkretë vetëm me këshilla, ndotja e ajrit vazhdon të mbetet alarmantë në Shkup.

Sot gjendja e ajrit dhe grimcave PM10 sërish është alarmante në Qendër, Karposh, Rektorat, Lisiçe Tetovë dhe Kërçovë, dhe shënojnë një nivel shumë të lartë të ndotjes.

Problemi me ndotjen e ajrit në Shkup është shumëvjeçar dhe një nga kriteret që duhet ti plotësojë Maqedonia për anëtarësim në BE, përveç implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, reformat ekonomike, administrata publike është edhe ambienti jetësor ku qartë thuhet se është e nevojshme monitorimi i ambientit jetësorë dhe përmirësimi i implementimit të ligjeve.

Përveç Komisionit Evropian e cila që nga viti 2008 paralajmëroi për ajrin e ndotur analiza e Bankës Botërore nga viti i kaluar gjithashtu ka paralajmëruar për ajrin e ndotur në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button