Talibanët paralajmërojnë nisjen e “sezonës pranverore” të luftimeve

Talibanët në Afganistan kanë paralajmëruar fillimin e sezonës ‘së nxehtë’të luftimeve, një deklaratë e përvitshme që shënon nisjen e verës së dhunshme, njofton REL.

Përmes një e-maili dërguar sot organizatave mediale, militantët thanë se e ashtuquajtura ‘ofensiva pranverore’ ka filluar sot në orën 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Talibanët thanë se fushatën e kanë quajtur ‘operacioni Omar’, në nderim të themeluesit të Talibanëve, Mullah Mohammad Omar, i cili vdiq para tri viteve.

Në deklaratë thuhet se kryerja e xhihadit kundër, siç thonë ata, pushtuesve amerikanë, është një obligim i shenjtë. Lufta tani ka hyrë në vitin e pesëmbëdhjetë.

Lideri i ri i Talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, e ka shpërndarë luftën në çdo kënd të vendit dhe e mori nën kontroll edhe qytetin kryesor në veri, Kunduzin, për disa ditë, gjatë vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button