Shkëndija gati për tu kualifikuar në finale

Shkëndija ka lënë pas vete suksesin e fundjavës me Renovën, pasi për një moment përqendrimi duhet të kthehet ka ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Maqedonisë, ku si kuqezinjtë kërkojnë triumfin dhe kualifikimin në fibnale dhe trofesu i kësaj gare.

“Kuqezinjtë” janë një hap pranë kualifikimit në finale, pasi presin Horizontin me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Turnovë më 2 mars. Pas një viti pauzë Shkëndija të dielën u rikthye të luajë në Tetovë dhe për tre ditë do të zhvillojë edhe përballjen e dytë në tapetin e ri të stadiumit të qytetit. Tani më është zyrtare se ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, Shkëndija – Horizonti do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Kryesia e klubit nga e sot ka nxjerr në shitje biletat për takimin në fjalë, të cilat do të mund të sigurohen në “Fan Shopin” zyrtar të klubit në qendër të Tetovës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button