Kriza politike ka ‘infektuar’ edhe KSHZ-në, asessi të ketë qëndrim të prerë për zgjedhjet

Komisioni shtetëror zgjedhor ka nisur me kontrollet në terren dhe me kryqëzimin e të dhënave. Megjithatë paqartësi dhe dilema hapen nga vet anëtarët e KSHZ-së. Mosdalja e KSHZ-së me qëndrim konkret se sa janë të mundura gjasat që Lista zgjedhore të pastrohet para datës së 5 qershorit, kur edhe parashihen zgjedhjet, njofton Portalb.mk

Njohësit e çështjeve politike për Portalb thonë se KSHZ nuk ka kohë të pastrojë listën zgjedhore para 5 qershorit. Prandaj, edhe po merret me tema teknike.

Sipas politologut Bashkim Bakiu, sikurse të beheshte puna me regull, ne sot do të kishim listë të pastër.

“Ngërçi i përgjithshëm politik reflekton edhe në punën e KSHZ-së. Të mos harrojmë se vetëm tre anëtarë janë ekspertë kurse pjesa dërmuese janë përfaqësues të partive politike, të cilët do të japin qëndrime me shumë politike se sa reale. Sidoqoftë mendoj se nuk ka kohë për të pastruar listën zgjedhore, dhe jam i mendimit se do dalin probleme që e tangojnë listën zgjedhore që në terren ende nuk janë qartësuar, por mos harrojmë se në proces zgjedhore KSHZ është institucioni kyç dhe që e ka fjalën e parë dhe të fundit për të qenë procesi si duhet sidomos në kushte si gjindet Maqedonia”, tha për Portalb Bakiu.

Prandaj, shton më tutje Bakiu, ajo që duhet të bëjë dhe ajo që realisht duhet të thotë KSHZ-ja është shumë me rëndësi në këtë krizë politike, për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile.

Ai mendon se ky institucion do jetë në fokus dhe presion më të madh ditëve në vijim.

Mevlud Islami, politolog, vlerëson se ngecjet në pastrimin e listës zgjedhore dhe mosrespektimi i marrëveshjes së Përzhinos çojnë vëndin në një krizë edhe me të thellë.

“Duke pasur parasysh presionin që po bëjnë afatet kohore ditë e më tepër vihen në dyshim zgjedhjet e 5 qershorit, kjo argumentohet me faktin që Komisioni Shtetror Zgjedhor më shumë merret me gabimet teknike të anketuesve se sa me pastrimin e përpikt të listës që do të mund të garantonte zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Pa listë të pastruar, që do të nënkuptonte një person një vote, zgjedhjet e qershorit edhe më tepër do të thellonin krizën e legjitimitetit që do të nënkuptonte krizë permanente politike”, theksoi për Portalb Islami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button